MPJ: Serbia agresion diplomatik ndaj Kosovës, BE të reagojë

MPJ: Serbia agresion diplomatik ndaj Kosovës, BE të reagojë

55
0
Shares

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) ka reaguar ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë ndaj Kosovës duke i vlerësuar të papranueshme veprimet destruktive dhe standardet e dyfishta që shteti fqinj po i përdorë në marrëdhëniet me shtetet njohëse dhe jo-njohëse të vendit tonë.

MPJ thotë se Serbia po keqpërdor dhe po manipulon me dialogun për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, me qëllimin parësor për të bërë agresion diplomatik kundrejt sovranitetit dhe imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Në një deklaratë për media, MPJ nënvizon qëndrimin zyrtar se Kosova ka hyrë në dialog me shtetin fqinj – Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së, mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe shteteve të tjera aleate dhe partnere me vullnetin e mirë dhe besimin e plotë për të përmirësuar marrëdhëniet në mes dy shteteve dhe popujve nëpërmjet arritjes së marrëveshjes së detyrueshme ligjore, e cila do të duhej të përfundonte me njohjen reciproke në mes dy shteteve dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në OKB.

“Për Republikën e Kosovës, dialogu me vullnetin e mirë dhe në mirëbesim ka qenë dhe mbetet mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve, ndërtimit të besimit në mes dy shteteve dhe dy popujve, promovimit të paqes afatgjate, forcimit të stabilitetit rajonal dhe rritjes së prosperitetit për të gjitha popujt, por ai nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet si instrument qëllimlig, mjet destruktiv dhe metodë manipuluese nga shteti fqinj, për dëmtimin dhe rrënimin e imazhit të shtetit të ri në marrëdhëniet me jashtë dhe paralelisht me këtë rrezikimin e interesave nacionale të shtetit dhe shtetasve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, MPJ konsideron se veprime të tilla nga lidershipi i shtetit fqinj duket se kanë qëllime të lëkundin edhe disponimin pozitiv rajonal për t’i dhënë hapësirë veprimeve gjeopolitike, që kultivojnë shpërputhje me vullnetin rajonal për integrim në BE, NATO, anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL dhe liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

“MPJ i bën thirrje përfaqësuesve të BE-së, si ndërmjetësues të dialogut, SHBA-ve si mbështetës të plotë të tij dhe shteteve të tjera aleate dhe partnere, që të reagojnë menjëherë dhe t’i tërheqin vërejtjen Serbisë kundrejt sjelljeve dhe veprimeve të tilla, që janë në kundërshtim të plotë me zotimin e shprehur për bashkëpunim rajonal dhe vullnetin e shprehur për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve”, thuhet në komunikatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY