Gjoba shqiptarëve nëse ngrenë flamurin kombëtar në Serbi

Gjoba shqiptarëve nëse ngrenë flamurin kombëtar në Serbi

126
0
Shares

Nëse valëvitet flamuri shqiptar për qëllime zyrtare në Serbi, kjo mund të sjellë dënimin me  gjoba prej 500 deri 800 euro, sipas BIRN.

Kandidatët që konkurrojnë për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi kanë thënë të enjten në mbrëmje programin televiziv Kosovar “Jeta në Kosovë” se nëse shqiptarët në Serbi përdorin flamurin kombëtar për qëllime zyrtare, ata do të gjobiten me një gjobë prej 500 deri në 800 euro .

“Privatisht përdoret flamuri, por përdorimi i tij nuk lejohet nga institucionet. Këshilli Kombëtar paguan një gjobë prej 500 deri në 800 euro në ditë nëse përdor flamurin”, tha Enver Mehmeti nga Partia Demokratike Shqiptare.

Ligji serb thotë se pakicat kanë të drejtë të zgjedhin simbolet e tyre, të cilat mund të shfaqen në ndërtesat zyrtare gjatë festave të njohura, por ato nuk mund të jenë identike dhe në të njëjtën pozitë me shenjat e një shteti tjetër.

“Flamuri ynë kombëtar është i njëjtë me shtetin e Shqipërisë, prandaj nuk lejohet”, tha Ragmi Mustafa nga Partia për Veprim Demokratik.

Arbër Pajaziti nga Alternativa për Ndryshim i tha programit televiziv të BIRN  se duhet të ketë një diskutim nëse shqiptarët në Serbi duhet të lejohen me flamurin e tyre.

“Ju si kosovarë ndjeheni sikur jeni shqiptarë dhe jeni krenar për flamurin kombëtar [shqiptar], por në të njëjtën kohë keni flamurin shtetëror [të Kosovës], nuk do të ishte keq për ne që të kishim një flamur për minoritetin shqiptar [ në Serbi], “tha Pajaziti.

Pajaziti sugjeroi që të kishte disa ftesa për  rekomandime nga Akademia e Shkencave nga Kosova dhe Shqipëria, por kandidatët e tjerë për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që u shfaqën në programin televiziv nuk u pajtuan me idenë e tij.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi është i vetmi institucion që merret ekskluzivisht me të drejtat e rreth 80,000 shqiptarëve që jetojnë në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY