Meta për Tahirin: S’duhej të ishte bërë kurrë ministër, mbyti Shqipërinë me...

Meta për Tahirin: S’duhej të ishte bërë kurrë ministër, mbyti Shqipërinë me drogë

61
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur  ish-ministrit Tahiri, i cili në deklaratën para gazetarëve lëshoi akuza ndaj tij dhe ish-kryeministrit Berisha.

Meta e ka cilësuar një delikuent që mbyti Shqipërinë me drogë, dhe jo vetëm Shqpërinë, por gjithë Europën.

Ja çfarë ka për ti thënë Meta ish-ministrit Tahiri, deklarata të bëra në emisionin ‘Fakt’ në Syri.net:

‘Por ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën’.

Meta është shprehur se nuk do ta kishte bërë kurrë ministër të Brendshëm një person të tillë.

‘Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time.

Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY