LAJMI I FUNDIT/ Babai i Kaçifas dhe avokati tek Krimet e Rënda

LAJMI I FUNDIT/ Babai i Kaçifas dhe avokati tek Krimet e Rënda

71
0
Shares

Babai i 35-vjeçarit, Konstandinos Kaçifa dhe avokati grek kanë mbërritur mesditën e sotme te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Jani Jaçifa është thirrur nga prokurori i çështjes, Njazi Seferi, për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e  djalit të tij nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

Një oficer i policisë greke pritet të mbërrijë sot në Tiranë lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas.

Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, sipas të cilës oficeri grek do të marrë pjesë në hetime.

Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.

Nuk dihet roli që do të ketë përfaqësuesi grek në hetime, ndërkohë që grupi hetimor po mbikqyr provat dhe rezultatet e hetimit të Prokurorisë së Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY