FOTO/Arrestohen hajdutët shqiptarë në Itali, njëri i fshehur në shkurre e tjetri...

FOTO/Arrestohen hajdutët shqiptarë në Itali, njëri i fshehur në shkurre e tjetri në dyshek

298
0
Shares

Dy shqiptarët ishin hajdutët e rrugëve “Nubache” dhe “Gavine” në Itali, të cilët mësohet se kanë përfunduar në pranga të karabinierëve italianë nën akuzën e vjedhjes.

Të dy kshin vjedhur sende me vlerë si bizhuteri, orë të shtrenjta, aparat fotografik si dhe 150 euro. Momentalisht janë në paraburgim dhe po presin vendimin e gjykatës.

Si u kapën dhe si policia ra në gjurmë e tyre?

Mbrëmjen e 31 tetorit, policia pikasi një automjet tip Mercedes, brenda të cilës ishin dy persona të dyshimtë. Kjo bëri që policia të shtonte monitorimin ndaj tyre po atë natë. Të frikësuar nga prania e policisë, shqiptarët u përpoqën të arratiseshin në zonën me shkurre, por në mënyrë të pasuksesshme.

Pas një ndjekje të shkurtër, ata braktisën mjetin dhe vazhduan në këmbë, por në pranga, përfundoi Refael Bibaj, 27 vjeç, ndërsa u arratis edhe për disa orë shqiptari tjetër.

Në një prej dhomave të gjumit, u gjet i fshehur brenda një prej dyshekëve, bashkëpunëtori i Bibajt, shqiptari Alfred Lleshi, 24 vjeç, i pastrehë dhe pa rekorde të mëparshme penale.

Kërkimet në mjetin e tij zbuluan kaçavida dhe sende të vjedhura si dhe shuma prej 750 eurosh, ndërkohë që edhe vet “Mercedezi” rezultonte i vjedhur.

Gjatë po asaj nate, në telefonin e 27 vjeçarit erdhën thirrje të shumta telefonike, të gjitha nga i njëjti numër. Me sa duket, shqiptari nuk e dinte se Bibaj kishte përfunduar në pranga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY