Deputeti: E paimagjinueshme, ndërsa Tirana dhe Durrësi po bashkohen, rruga do të...

Deputeti: E paimagjinueshme, ndërsa Tirana dhe Durrësi po bashkohen, rruga do të bëhet me pagesë

81
0
Shares

Ndonëse ende nuk është zyrtare, studimi i fundit pohoi se ka shumë mundësi që autostrada Tiranë-Durrës të bëhet me pagesë, me tarifa nga 2 euro deri në 5 euro.

Deputeti i PD-së,  Tritan Shehu e sheh këtë gjë si një mënyrë për të pasuruar ata që fshihen pas këtyre vendimeve për koncensione.

Sipas tij, rruga e Ndroqit do të shkatërrohet në mënyrë që të gjithë të udhëtojnë në autostradë për të paguar tarifat.

Reagimi i plotë:

E pa imagjinueshme, ndersa Tirana e Durresi po bashkohen per tu bere nje Metropol, Autostrada lidhese do te ipet me koncesion dhe kalimi do te behet me pagese!!!!

Qytetareve, studenteve, nxenesive, te semureve, punonjeseve etj etj mund tu nevojitet ta pershkruajne disa here ne dite ate.

Dhe per kete duhet te paguajne.

Kjo tashme eshte e njellojte me vendosjen e nje pagese te tille per te pershkruar Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Nderkaq Rruga e Ndroqit po shkaterrohet krejtesisht,dhe pa asnje riparim; sic duket per te detyruar njerrezit te udhetojne vetem ne autostrade,gje e cila do shtoje fitimet per…..ata qe dihen!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY