Arrestohet shqiptari në Greqi, kanabis në gomën e makinës

Arrestohet shqiptari në Greqi, kanabis në gomën e makinës

80
0
Shares

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

55-vjeçari u ndalua në zonën Nikopolis në Selanik. Gjatë kontrollit në një objekt në përdorim të të arrestuarit u gjet një vazo qelqi, që kishte brenda 120 gramë kanabis.

Një tjetërvazo qelqi, me 274 gr kanabis, u gjet e fshehur në një gomë makine në oborrin e objektit.

Policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës materiale një pistoletë, një karikator dhe 16 fishekë manovre, si dhe 125 euro që konsiderohen si të fituara nga trafiku i drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY