Vdekja e gruas në llixhat e Elbasanit, zbardhet ngjarja: Policia shoqëron 2...

Vdekja e gruas në llixhat e Elbasanit, zbardhet ngjarja: Policia shoqëron 2 persona

456
0
Shares

Ditën e djeshme një grua e moshuar nga Kosova ndërroi jetë nga gazrat e ujrave termale (llixhat) në Elbasanit.

Sipas informacioneve, ajo kishte ndërruar jetë në hotelin ku ajo po qëndronte me bashkëshkortin e saj.

Sipas burimeve të Report TV, gruaja humbi jetën pasi nuk ju dha ndihma e parë. Ndërsa i shoqi ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. Sipas të njëjtave burime mësohet se policia ka shoqeruar mjekun që ndjek pacientët gjatë banjave (pediatër në pension) dhe drejtorin e spitalit.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i ngjarjes: 

Informacion paraprak

Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.

Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune . Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY