Studimi i fundit: Oqeanet dhe detet po thithin më shumë nxehtësi se...

Studimi i fundit: Oqeanet dhe detet po thithin më shumë nxehtësi se sa ishte parashikuar

752
0
Shares

E gjithë bota e ka nënvlerësuar seriozisht rritjen e sasisë së  nxehtësisë në oqeanet tona gjatë 25 viteve të fundit.

Një studim i fundit i disa shkencëtarëve dolën në përfundimin se detet dhe oqeanet kanë absorbuar 60% të tyre, më shumë se sa mendohej më parë.

Kjo do të thotë se Toka është më e ndjeshme ndaj emetimeve të karburanteve fosile. Kjo mund ta bëjë shumë më të vështirë për të mbajtur ngrohjen globale brenda niveleve të sigurta në këtë shekull.

Çfarë kanë gjetur kërkuesit?

Sipas vlerësimit të fundit të Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), oqeanet e botës kanë marrë mbi 90% të nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga gazrat me efekt serrë.

Po ky studim i ri thotë se çdo vit, për 25 vitet e fundit, ne kemi futur në det rreth 150 herë më shumë sasi të energjisë që përdoret për të gjeneruar energji elektrike globalisht – 60% më shumë se më parë.

Ky është një problem i madh.

Shkencëtarët bazojnë parashikimet e tyre rreth asaj se sa Toka po ngrohet duke shtuar të gjithë nxehtësinë e tepërt që prodhohet nga sasia e njohur e gazeve serrë që janë emetuar nga aktivitetet njerëzore.

Kjo përllogaritje e re tregon se shumë më tepër nxehtësi sesa mendonim po shkon drejt e në oqeane. Prandaj më shumë nxehtësi nga e njëjta sasi e gazit do të thotë se Toka është më e ndjeshme ndaj CO2.

Çfarë do të thotë për oqeanet?

Potencialisht do ta bëjë atë më të vështirë për të mbajtur ngrohjen nën 1,5 gradë apo edhe 2 gradë këtë shekull. E gjithë nxehtësia shtesë që shkon në oqeane do të nxisë disa ndryshime të rëndësishme në ujërat.

Një oqean më i ngrohtë do të mbajë më pak oksigjen dhe kjo ka implikime për ekosistemet detare”, tha Dr Resplandy.

Ekziston edhe niveli i detit, nëse ngrohni oqeanin, do të keni më shumë zgjerim termik dhe për këtë do të rritet niveli i detit”.

BBC

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY