Ka shpresë për Milanin, skuadra kap zonën Champions

Ka shpresë për Milanin, skuadra kap zonën Champions

59
0
Shares

Alessio Romagnoli fillimisht u dha mundësinë kundërshtarëve të bënin gol, por më pas i solli fitoren Milanit i cili në minutat e fundit shënoi golin e dytë duke arritur një fitore 2-1 ndaj Genoa në Serie A.

Ndeshja po shkonte për një barazim derisa Ignazio Abate gjuajti topin në zonën e penalltisë ku portieri Ionut Radu u afrua nga linja e tij dhe u përpoq të kapte topin.

Suso i kishte dhënë Milanit avantazhin, por mbrojtja e tmerrshme e tyre e  lejoi Genoan të kthehej në ndeshje në minutën e 55-të. Ndërkohë që në pjesën e dytë u pasua me golin e Romagnolit nga skuadra e Milanit.

Një fitore e dytë në shtëpi në katër ditë e ngre skuadrën e Gattussos në 18 pikë duke u futur tek zona Champions.

NDESHJET NË SPANJË

Në Spanjë Real dhe Barcelona fitojnë në Kupën e Mbretit.Ndeshja Melilla-Real Madrid u mbyll 0-4 për skuadrën e drejtuar nga Santiago Solari.

Golat u shënuan nga Benzema, Asensio, Odriozola dhe Cristo Gonzales.

Ndërsa Barcelona ka vuajtur në shtëpinë e Cultural Leonesa dhe ka fituar 1-0 vetëm në kohën shtesë falë golit të mbrojtësi Lenglet. Ndeshjet e kthimit luhen më 5 dhjetor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY