Ish-ministri grek: “Kush ka armë duhet të qëllohet. Deklarata e Ramës, e...

Ish-ministri grek: “Kush ka armë duhet të qëllohet. Deklarata e Ramës, e gabuar”

105
0
Shares

Ish-Ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ka deklaruar se ai është i mendimit që kush civil mban armë duhet të qëllohet menjëherë nga policia.

Duke folur të enjten paradite për ngjarjen në Bularat, Pangalos e cilësoi si të “gabuar e në kohën e gabuar”, deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Pangalos u pyet gjatë një interviste në televizionin SKAI, nëse shkaktonte shqetësim tensioni me Shqipërinë, inkuadruar dhe në deklaratën e Kryeministrit shqiptar se Kacifas ishte një “ekstremist” “i fandaksur”.

Pangalos: Rama bëri deklaratën e gabuar në kohën e gabuar. Rama është një politikan që do të mbledhë vota në jug të Shqipërisë. Në jug të Shqipërisë nuk jetojnë vetëm grekë, jetojnë edhe shqiptarë.

Gazetari: A mund të pranojmë ne kërcënime nga Shqipëria? Supozohet që ne jemi lojtari më i fortë…

Pangalos: Kështu nuk bëhet gjë. Në radhë të parë, ne nuk jemi lojtar i fortë. Me ekonominë të shkatërruar, nuk jemi lojtar i fortë. Lojtarët e fuqishëm kanë edhe ekonomi të shëndetshme. Këto janë pikëpamje të nacionalistëve, të cilat shesin, ngase nacionalistët bërtasin më fort nga të tjerët. Por në gjykimin tim është që Greqia asnjëherë nuk fitoi në përballjet me Turqinë, atëherë kur nuk kishte aleancë me veriun. Rumania, Bullgaria, Serbia, Makedonski siç duan të quhen, Shqipëria, duhet të jenë aleatët tanë. Dhe ne duhet t’i mbyllim gjithë frontet e hapura që kemi në kufijtë tanë veriorë. Dhe ky është prioriteti numër një.

Së dyti, nuk i është dhënë përgjigje një pyetjeje: Thonë se Kacifas shkoi të vendoste flamurin grek. Po unë kam gjetur në internet fotografi të Derviçanit dhe të Bularatit, dy fshatrat kryesorë të Dropullit ku jeton minoriteti solid. Janë fotografi të bëra më 25 mars apo më 28 tetor dhe janë plot me flamuj grekë rrugët e tyre; janë stolisur me flamuj deri në shëmtim. Përse duhej që dikush të vendoste një flamur? Përse duhej që ai dikushi të vinte nga Greqia, kur aty ka kaq njerëz të guximshëm, pse duhet guxim nga minoriteti që të ngrejë flamurin grek. Dhe e dyta: kishte armë apo nuk kishte? Kishte. Unë jam i mendimit që kush civil mban armë të qëllohet menjëherë nga policia. Siç ndodh në vendet e civilizuara, si në Skandinavi, në SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY