INTERVISTA/Flet e dashura e Stresit: Kam folur me të, nuk jemi ndarë…

INTERVISTA/Flet e dashura e Stresit: Kam folur me të, nuk jemi ndarë…

183
0
Shares

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi vazhdon të tërheqë vemendje, sidomos pas vendimit të tij të fundit, për të mos ankimuar masën e sigurisë duke qëndruar kështu në burg.

Nga ana tjetër, fansat e tij kanë qenë gjithmonë kurioz lidhur me marrëdhënien e tij me Kejsin, të fejuarën e tij e cila ndodhet në Kanada. Kujtojmë që Stresi, në momentin e arrestimit, u gjet në një dhomë me një 20-vjeçare për të cilën shumë aluduan se do të bëhej shkak për ndarjen e çiftit.

Dhe pse kemi kuptuar që Kejsi nuk e ka braktisur, ajo ka folur eksluzivisht për revistën WHO nga ku ka zbuluar qëndrimin e saj dhe nëse ka folur me Stresin apo jo.

Po iu shkëputim një pjesë si më poshtë: 

Si po i përjeton nga Kanadaja e largët, ngjarjet e fundit në jetën e bashkëshortit tënd, Stresit?

Ajo që mua më intereson është vetëm gjendja e Arkimedit dhe e familjes së tij, nuk më interesojnë fare fjalët e botës. Jam e shqetësuar për ta dhe fakti që jam larg normalisht ndikon, do doja shumë të isha pranë tyre.

Jeni ende bashkëshortë? Nuk jeni ndarë, se na keni konfuzuar pak…

Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë.

Ke pasur kontakt me Stresin pas kësaj që ndodhi?

Është munduar të më marrë nga kabina dhe kemi folur. Më intereson vetëm gjendja e tij, të jetë mirë dhe asgjë tjetër.

Je e lënduar që ishte me një vajzë tjetër kur u arrestua?

Të them të drejtën as nuk e mendoj këtë pjesë. Nuk e konsideroj si temë derisa të perballem vetë me Arkimedin, dhe nuk lejoj asnjë akuzë mbi të, të më ndikojë deri atëherë. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Megjithatë kjo temë më përket mua dhe bashkëshortit tim, nuk kemi pse të bëjmë gjyq publik.

Shumë reagime të tuat në rrjetet sociale, tregojnë për raportin tënd shumë të mirë me prindërit e Stresit… Flet me ta, çfarë thonë?

Flas me ta çdo ditë. Kemi marrëdhënie shumë të afërta, i dua dhe i respektoj dhe ata ma kthejnë të njëjtin respekt dhe dashuri.

Nëse ai nuk del, do vish ti në Shqipëri për ta takuar?

Une jam e sigurt që ai do dalë, sepse do vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem, por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY