EMRA/ Lushnje, goditet grupi që shpërndante heroinë, arrestohen tre persona

EMRA/ Lushnje, goditet grupi që shpërndante heroinë, arrestohen tre persona

106
0
Shares

Policia e Lushnjes ka goditur një grup, të cilët shpërndanon droga të forta në qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Louse” në pranga u vunë tre persona Ervis Çoku 34 vjeç, Erjon Çoku 39 vjeç dhe Ervin Kiptiu 38 vjeç të tre banues në Lushnje.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat e lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

•Një krëhër me 8 copë fishekë”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të perfshirë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY