DENONCIMI/Mësuesit dërguan nxënësit në lokale për Halloween, 20 të rinj përfunduan në...

DENONCIMI/Mësuesit dërguan nxënësit në lokale për Halloween, 20 të rinj përfunduan në spital

142
0
Shares

Nora Malaj, deputetja e LSI, ka sjellë në vemendje një rast të disa nxënësve të cilët nga konsumimi i alkoolit në festën e Halloween-it kanë përfunduar në spital.

Alarmi vjen nga vetë prindërit të cilët shprehen të shqetësuar se pse fëmijët nuk kanë bërë mësim, por janë angazhuar me festimet e Halloween.

Ajo shton se mësuesit kanë anuluar orët e mësimit dhe i kanë dërguar nxënësit për të festuar Halloween-in në dy lokale.

Denoncimi:  

Kur peshku është qelbur nga koka! Dhe skandalet ne Krujë e Fushë-Krujë nuk kanë të sosur! Në ambulancën e qytetit të Fushë-Krujës janë rreth 20 të rinjtë te gjimnazit “Shote Galica” që kanë përfunduar në gjendje të dehur dhe në serum nga konsumimi i alkoolit dhe pijeve të tjera alkoolike. Alarmi vjen nga prindërit e komunitetit, të cilët janë tejet të shqetësuar, që sot fëmijët e tyre nuk kanë bërë mësim, por festën e Halloëeen-it dhe janë organizuar nga mësuesit për të shkruar në dy baret e për të festuar.

Kësaj i thonë kur peshku qelbet nga koka, jo vetëm fëmijët do të helmohen e do përfundojnë ne ambulancë, po zullumi dhe e keqja po hedh rrënjë për të helmuar të rinjtë tanë!

A mundet që institucionet shtetërore të shohin realitetin dhe mos të brohorasin për suksesin, kur të rinjve po ju rrezikohet seriozisht rinia? Si deputete e qarkut të Durrësit, i bej apel Ministrisë së Arsimit e Drejtorisë Arsimore ta shohë këtë situatë me seriozitet dhe të marri masa, për të gjithë ata drejtues që sistemin e Arsimit e shohin si përfitim dhe jo si mision!

Mjaft më me eksperimente, duhet vepruar sot, se nesër do të jetë shumë vonë. Ju bej apel prindërve dhe komunitetit të bëhemi të gjithë së bashku për të luftuar të keqen dhe për të vënë para përgjegjësisë cilindo që abuzon me fëmijët dhe të rinjtë tanë! Kjo është kambana e alarmit që tregon se jemi në vijën e kuqe të rrezikut! Kujdes se pas rrezikut vjen rrëshqitja!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY