Zgjedhjet vendore, Luan Rama tregon çfarë i kërkoi Metës: S’ka rëndësi data…

Zgjedhjet vendore, Luan Rama tregon çfarë i kërkoi Metës: S’ka rëndësi data…

123
0
Shares

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka dhënë një deklaratë të shkurtër  për mediat pas takimit që zhvilloi me Presidentin Meta lidhur me datat e zgjedhjeve lokale të vitit 2009-të.

Rama deklaroi se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje normale dhe jo thjeshtë formale. Ai theksoi se problemet kryesore në vend burojnë për shkak të kriminalizimit të zgjedhjeve.

Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolapsPër sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale. Ky vend i mbytur nga informalitet nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale që të shprehen vullnetin qytetar dhe jo kriminal” tha Rama.

Ndërkohë më herët, të njëjtin takim zhvilloi dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili u shpreh për mediat se datat e mundshme të zgjedhjeve mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY