VIDEO/Fshehu 2 pako me kokainë në baterinë e makinës, arrestohet 46-vjeçari

VIDEO/Fshehu 2 pako me kokainë në baterinë e makinës, arrestohet 46-vjeçari

97
0
Shares

Një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike të forta është goditur nga policia.

Sekuestrohet 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare Kakavije, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me drejtues shtetasin S. L, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal.

KakavijeGoditet një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta.Sekuestrohet 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare Kakavije, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me drejtues shtetasin S. L, vjeç 46, banues në Patos, Fier. Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 31 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY