Shkarkimi i Avokates së Shtetit, deputeti zbulon se çfarë fshihet pas këtij...

Shkarkimi i Avokates së Shtetit, deputeti zbulon se çfarë fshihet pas këtij vendimi

214
0
Shares

Pas shkarkimit të Avokates së Shtetit, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka komentuar largimin e Alma Hickas si Avokate e Shtetit. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj ironizon edhe Ramën pas largimit të Hickas, teksa shprehet se kryeministri për herë të parë ka thënë të vërtetën.

Për Aliabeja Alma nuk është shkarkuar për arsye personale, por do të bëhet këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim që të bëhet anëtare e saj.

Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar”, shkruan Alibeaj.

Kujtojmë se në vend të Hickës, u vendos Artur Metani me profesion jurist i cili është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni.

Më herët Metani ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama për sigurinë, si dhe kandidat për byronë e hetimit. Në vitet 2000-2004 ka qenë drejtor i programeve të drejtësisë të Soros.

Pozicioni që Metani ka mbajtur së fundi ka qenë ai kreut të departamentit të antikorrupsionit në kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY