EMRAT/Arrestohen dy të rinj, shpërndanin kokainë në Tiranë

EMRAT/Arrestohen dy të rinj, shpërndanin kokainë në Tiranë

97
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj pasi janë kapur me lëndë narkotikë gjatë kontrollit të ushtruar, të cilën dyshohej se e shpërndanin në Tiranë.

 

Policia njofton se janë sekuestruar 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” dhe 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Seksioni kundër Narkotikëve në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike arrestoi në flagrancë shtetasit:

• Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

• Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

• 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY