Sulm me bombë molotov biznesit të shqiptarëve në Greqi, policia shton sigurinë

Sulm me bombë molotov biznesit të shqiptarëve në Greqi, policia shton sigurinë

94
0
Shares

Vazhdon të jetë e tensionuar marrëdhënia mes Greqisë dhe Shqipërisë pas ngjarjes në Bularat, ku u vra nga forcat RENEA 35-vjeçari grek Konstantinos Katsifa.

Së fundmi, mësohet se një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës është sulmuar me bomba molotov. Sipas mediave greke, bombat e molotovit u hodhën në pjesën e përparme të kësaj zyre nga persona të paidentifikuar.

Fillimisht kjo ngjarje nuk u raportua nga asnjë media. Sulmi ka ndodhur paraditen e djeshme.

Policia e Athinës thotë se nuk ka persona të lënduar nga sulmi me bomba molotov.

Hetuesit e lidhin këtë ngjarje me vrasjen e minoritarit Katsifas, që mbeti i vdekur në fshatin Bularat nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Kujtojmë se protesta të ashpra pati  në ambasadën e konsullatën shqiptare, veçanërisht pas protestave të udhëhequra nga përfaqësues të Agimit të Artë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY