Pas kërkesës për ekspertizën greke, familjarët e Katsifasit marrin një vendim

Pas kërkesës për ekspertizën greke, familjarët e Katsifasit marrin një vendim

231
0
Shares

Pasi u pranua kërkesa e tyre për një ekspertizë greke, familjarët e Kostandinas Kacifasit  janë paraqitur në morgun e Gjirokastrës për të tërhequr trupin e 35-vjecarit.

Familjarët e ekstremistit grek kanë kërkuar ekspertizë private për trupin e të ndjerit, ku pjesë të ishin edhe grekët.

Ndonëse ceremonia e varrimit ishte vendosur për ditën e sotme, ajo sërish është lenë për një ditë tjetër.

Më herët, babai i tij në një intervistë për mediat greke u shpreh se djali i tij ishte frymëzuar nga ushtarët grekë dhe kishte ndjenja të thella patriotike prej të cilave nuk ndahej dot.

Nga ana tjetër, Zv/ministri i Jashtëm, Jorgos Katrougalos tha sot se Greqia po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri lidhur në lidhje me vrasjen e Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA.

Kjo ngjarja ka shkaktuar debate të forta dhe ka nxitur reagime të shumta, ku një ndër to ishte dhe protesta para ambasadës shqiptare në Athinë.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi ditën e dielë kur Kostandinas Kacifa nisi të qëllonte me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Pas kësaj nisi aksioni i policisë për ta kapur të riun, i cili duke qenë se nuk pushonte së gjuajturi me armë ndaj bluve, këta të fundit e qëlluan me armë në kraharor për të ndaluar sulmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY