Pas dorëheqjes, Xhafaj në punë për zgjedhjet: Ky është Erion Veliaj, gati...

Pas dorëheqjes, Xhafaj në punë për zgjedhjet: Ky është Erion Veliaj, gati për mandatin e dytë

99
0
Shares

Fatmir Xhafaj la postin, por nuk ka hequr dorë nga angazhimet e partisë dhe për këtë gjë është në krye të detyrës.

Së fundmi, ish-ministri është parë krah Erion Veliajt teksa ka bërë dhe deklaratat e para pas dorëheqjes së tij.

Xhafaj ka mbështetur Erion Veliajn duke u shprehur me vlerësime të larta për të duke thumbuar dhe persona të caktuar me deklaratat e tij.

Një pjesë e deklaratës së tij:

”Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj!

E di që ka pasur skeptikë ndër ju, sidomos ata të partisë sonë. Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV-ja më e mirë për cilindo.

Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qendrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY