LAJM I FUNDIT/ Zbulohet një laborator droge në Tetovë

LAJM I FUNDIT/ Zbulohet një laborator droge në Tetovë

110
0
Shares

Një tjetër laborator droge është zbuluar në qytetin e Tetovës. Sot Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, gjatë një kontrolli që ka kryer në Lagjen “Cetinska” në Tetovë, ka zbuluar një laborator për përpunimin e kanabisit dhe vajit, i cili shkon në shërbim të lëndës narkotike.

Gjatë kontrolleve, SPB-ja  në Tetovë bashkë me sektorin kundër krimit të organizuar, kanë konfiskuar rreth katër kilogram drogë të tipit Kanabis Sativa dhe një sasi prej 13 litrash të vajit të kanabis Sativës, shkruan Alsat.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe mjete pune të mini-laboratorit që ka punuar në këtë lagje. Për rastin në fjalë është arrestuar personi me iniciale N.I., nga Tetova i lindur në vitin 1964, i cili po mbahet në paraburgim.

Rasti në fjalë po hetohet edhe nga Prokuroria, e cila ka zbarkuar në terren për dokumentimin e plotë në lidhje me këtë rast.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY