‘Grushta dhe këpucë kokës’, merr fund njëherë e mirë sherri mes dy...

‘Grushta dhe këpucë kokës’, merr fund njëherë e mirë sherri mes dy repereve botërore

95
0
Shares

Sherri i tyre bëri bujë në të gjithë botën, pasi që të dyja janë personazhe të ndjekura nga qindra miliona njerëz.

Nicki Minaj dhe Cardi B u konfliktuan keq me njëra-tjetrën, duke arritur deri në konfrontim fizik. E gjithë skena e sherrit u bë virale dhe ndërkohë fansat e tyre filluan të ndaheshin në dy kampe.

Por mesa duket njëra prej tyre është tërhequr e para nga gjithë kjo situatë tensioni. Nëpërmje një statusi në Twitter Nicki duket se i ka dhënë fund luftës. Ajo shkruan:

 “Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta. Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua!”

Më pas Cardi e mori këtë status dhe e hodhi në profilin e saj duke shkruar: “Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë”!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY