FOTO/ Rama pritet me protesta në Has, “Jo taksës në rrugën e...

FOTO/ Rama pritet me protesta në Has, “Jo taksës në rrugën e Kombit”

83
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim në Has në kuadër të bashkëbisedimit për platformën e bashkëqeverisjes, por është pritur me protesta nga disa banorë dhe të rinj të FRPD.

Me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama.

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

Sipas  PD, forca të shumta policie kanë ndaluar protestuesit të protestojnë në sheshin e qytetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY