Del ekspertiza shqiptare e Kacifas, kur pritet të vijë përgjigja nga ekspertët...

Del ekspertiza shqiptare e Kacifas, kur pritet të vijë përgjigja nga ekspertët grekë

199
0
Shares

Ashtu siç ishte njoftuar më herët,ceremonia e varrimit të ekstremistit grek Konstadinas Kacifas i cili u vra nga forcat RENEA, pritet të zhvillohet ditën e sotme.

Kjo për shkak se  familjarët e Kostandinas Kacifa kërkuan hetim dhe nga prokurorët grek. Gjithashtu u kërkua  të bëhej njëekspertizë mjeko-ligjore greke.

Ndërkkohë, në  morgun e spitalit të Gjirokastrës ndodhet ende trupi i 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifas. Nga mjekët e ekspertizës shqiptare është zbuluar se viktima është qëlluar me dy plumba në mushkëri dhe në gjoks, jo në kokë siç bëhej me dije më parë.

Ndërkohë sipas Fax News, rreth orës 12 të ditës së sotme pritet të vijë ekspertiza greke nga qyteti i Janinës, e kërkuar nga familjarët e viktimës.

Ministria e jashtme greke ditën e djeshme, e cila drejtohet tashmë nga kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, ka thërritur për një takim ambasadoren shqiptare, Ardiana Hobdari.

Mësohet se ambasadores tonë në vendin fqinj iu dha një notë proteste në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit grek në Bularat të Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY