Ambasadori i BE reagon për ngjarjen në Bularat, flet dhe për ministrin...

Ambasadori i BE reagon për ngjarjen në Bularat, flet dhe për ministrin e ri të Brendshëm

160
0
Shares

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka folur ditën e sotme lidhur me ngjarjen e fundit të ndodhur në Bularat, ku u vra nga Forcat RENEA 35-vjeçari Kostandinas Katsifas pasi kapi zjarr duke rrezikuar jetën e tyre.

Pas një aktiviteti në Fier, Ambasadori është shprehur para mediave, se është e rëndësishme që pakicat në Shqipëri të mbrohen.

”Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që të dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Po ashtu është e rëndësishme që minoritet dhe pakicat në Shqipëri të mbrohen, tha  Soreca.

Nga ana tjetër, ambasadori është ndalur dhe tek emërimi i ministrit të ri të Brendshëm duke shtuar se është në interes të Shqipërisë që të luftohet krimi.

 ”Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe qeveria do vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë vendin. Në fakt ne presim që kjo gjë të ndodhë pasi është në të interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin do të kenë në krah BE-në”, u shpreh në deklaratën e tij ambasadori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY