Vrasja e Kacifas, familjarët kërkojnë hetim nga Greqia, Tsipras thërret ambasadoren shqiptare

Vrasja e Kacifas, familjarët kërkojnë hetim nga Greqia, Tsipras thërret ambasadoren shqiptare

90
0
Shares

Ministria e jashtme greke, e cila drejtohet tashmë nga kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, ka thërritur për një takim ambasadoren shqiptare, Ardiana Hobdari.

Mësohet se ambasadores tonë në vendin fqinj do t’i jepet një notë proteste në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Nga ana tjetër, mësohet se ceremonia e varrimit të ekstremistit grek Konstadinas Kacifas i cili u vra nga forcat RENEA, pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Bëhet e ditur se familjarët e Kostandinas Kacifa kërkojnë hetim dhe nga prokurorët grek. Gjithashtu raportohet se do të bëhet ekspertizë mjeko-ligjore greke.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur Kostandinas Kacifa nisi të qëllonte me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Pas kësaj nisi aksioni i policisë për ta kapur të riun, i cili duke qenë se nuk pushonte së gjuajturi me armë ndaj bluve, këta të fundit e qëlluan me armë në kraharor për të ndaluar sulmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY