VIDEO/Policia rrugore aksion në Fier, 7 shoferë të arrestuar

VIDEO/Policia rrugore aksion në Fier, 7 shoferë të arrestuar

58
0
Shares

Shtatë persona janë arrestuar nga policia në Fier pasi janë kapur duke drejtuar makinat pa leje drejtimi. Arrestimi i tyre është kryer pas kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga Policia në rrugët e qytetit.

Krahas arrestimit, janë penalizuar edhe 17 shoferë me heqje patente, të cilët lëviznin me shpejtësi të lartë duke vënë në rrezik jetën e banorëve, kjo e shoqëruar edhe me masa administrative për përdorim telefoni gjatë drejtimit të makinës.

Policia njofton se janë kapur shtetas të cilët drejtojnë mjetin pa leje drejtimi. Arrestohen në flagrancë 7 shtetas.

Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e kundravajtjeve administrative.Në mbështetje të Policisë Rrugore kanë qënë edhe Policia e Rendit me qëllim kontrollet e shtetasve që mbajnë sende të kundraligjshme.

Nga kontrollet e ditës së djeshme janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 persona, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/191716948392492/?t=0

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY