VIDEO/Pllakos zia dhe heshtja në shtëpinë e Kacifas, 35-vjeçari babai i një...

VIDEO/Pllakos zia dhe heshtja në shtëpinë e Kacifas, 35-vjeçari babai i një vajze

223
0
Shares

Pamjet e mëposhtme tregojnë banesën e 35-vjeçarit Kostandinas  Kacifas, i cili u qëllua nga forcat RENEA ditën e djeshme. Në shtëpinë me portë blu dhe me oborrin me shumë lule, shkallët e ndërtuara me pllaka guri, ka pllakuar zia, ndërkohë që gra të veshura me të zeza shkojnë për ngushëllim.

Varrimi i 35-vjeçarit, baba i një vajze, nuk do të bëhet ditën e sotme, ndërkohë që trupin e tij të pajetë pritet ta marrë nga morgu konsulli grek, meqë ky i fundit ishte pjesë e minoritetit grek.

Kaçifas gjatë festimeve për festën kombëtare të Greqisë qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj makinës së tyre. Pas aksionit të policisë, situata agravoi duke bërë që policia të ndërhynte duke qëlluar mbi të, pasi 35-vjeçari nuk pushoi asnjë moment duke sulmuar me armë policinë duke u kthyer kështu në një rrezik potencial për jetët e bluve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY