‘Prova deçizive e Tahirit’, PD zbardh veprimin e Ramës me dosjen e...

‘Prova deçizive e Tahirit’, PD zbardh veprimin e Ramës me dosjen e ish-ministrit

124
0
Shares

Partia Demokratike deklaroi ditën e sotme se paraqitja e Saimir Tahirit në Prokurori është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të mbyllur dosjen e tij.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i referohet daljes publike në një intervistë të Ramës, i cili e paralajmëroi, sipas Palokës, mbylljen e hetimeve dhe shfaqi hapur presionin që po i bëhet dosjes së Tahirit.

Paloka tha se kryeministri i ka bërë presion të hapur prokurorisë dhe  është fakt se ai nuk është nën hetim në Itali.

Paloka thotë se është fakt që Italia nuk mund të hetojë një çështje të ndodhur në Shqipëri për ish-ministrin e Brendshëm. Sipas PD, provat që Tahiri tha se paraqiti në prokurori, nuk janë prova, por janë thjesht momente dhe fakte që vërtetojnë që do të mbyllet dosja shumë shpejt.

LIVE – Edi Paloka, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 29 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY