Përgatituni, autostrada Tiranë-Durrës do përmbytet sërish

Përgatituni, autostrada Tiranë-Durrës do përmbytet sërish

102
0
Shares

Autostrada Tiranë-Durrës rrezikon të përmbytet edhe këtë vit. Shkak për këtë situatë është mospastrimi i tombinove, që do të lejonin rrjedhjen e lirshme të ujërave në rast shirash.

Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar që është autoriteti përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës, thonë për TV SCAN se e kanë të pamundur të ndërhyjnë, pasi në këto hapësira kalojnë tubacione të ujësjellës-kanalizimeve , linja interneti  apo të energjisë elektrike, që ndër të tjera kanë ndihmuar në mbledhjen e inerteve dhe bllokimin e tombinove.

Sipas tyre ndërhyrja do të dëmtonte këto linja, ndaj është e domosdoshme që të gjithë autoritetet përkatës, që i kanë në administrim të marrin masa. Në fakt, situata në terren tregon se pastrimi i tombinove duhet të bëhet sa më parë.

Por, kjo problematikë nuk është e panjohur për ujësjellës-kanalizime Tiranë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike apo Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kjo pasi, pas ngjarjes së një viti më parë, ku një segment i autostradës u përmbyt si pasojë e shirave, prefekti i qarkut Tiranë ngriti një grup monitorimi për situatën e tombinove, në përbërje të të cilit kishte përfaqësues nga të gjithë këto institucione.

Ndërkohë që, pas vëzhgimeve në terren u hartuan edhe rekomandimet përkatëse për marrjen e masave, me qëllim parandalimin e situatave të ngjashme.

Ndër të tjera, në dokumentin që TV SCAN e disponon kërkohet pikërisht zgjidhja përfundimtare për shkarkimin e ujërave të ndotura të bizneseve përgjatë kanaleve anësore të autostradës sepse pengojnë lëvizjen e lirshme të ujërave. /ScanTv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY