Vrasja në Bularat, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Vrasja në Bularat, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

67
0
Shares

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vrasjen e ndodhur  sot pasdite në Bularat.

Tirana zyrtare në këtë reagim thekson dhe shpreh keqardhje për reagimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila sipas saj, nuk flet për sulmin ndaj Policisë shqiptare, por thekson për  humbje jete të papranueshme.

Gjithashtu në reagim theksohet fakti se Greqia  po përpiqet të politizojë një rast të izoluar, i cili ndodhi gjatë aktiviteteve të sotme në Gjirokastër.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke”, thuhet në regimin e Tiranës zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY