U pagua për të dhunuar një person, zbardhet ngjarja e rëndë në...

U pagua për të dhunuar një person, zbardhet ngjarja e rëndë në Kamzë

74
0
Shares

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë  të ndodhur në 25 Tetor në Tiranë, ku një 32-vjeçar përplasi qëllimisht me mjetin e tij një tjetër makinë, ndërsa më pas u konfliktua me shoferin duke përdorur armë zjarri.

Burime zyrtare nga policia pohuan se në pranga ra Elis Ademi, si dhe identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori dhe porositësi i kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamëz më datë 25.10.2018, ku shtetasi Elis Ademi, duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’ përplasi qëllimisht mjetin tip ‘Volksvagen’ i cili drejtohej nga shtetasi I. Xh., dhe më pas u konfliktua fizikisht me të duke përdorur dhe armë zjarri.

Policia arreston shtetasin Elis Ademi, 32 vjeç, si dhe identifikon e shpall në kërkim bashkëpunëtorin dhe porositësin e kësaj ngjarjeje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, pas një pune intensive hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Elis Ademi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Elis Ademi është paguar nga shtetasi S. C., për të dhunuar fizikisht shtetasin I. Xh.

Shtetasi Elis Ademi për kryerjen e kësaj porosie ditën e ngjarjes kishte marrë dhe shtetasin F. M., duke i premtuar një shumë monetare.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY