Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa qytete

Parashikimi i motit, priten reshje shiu në disa qytete

70
0
Shares

Gjithë java që lamë pas u karakterizua nga temperatura të ulëta të cilat sollën reshje shiu dhe erëra të forta.

Ndërkohë që për ditën e sotme, moti parashikohet të jetë në kushte të njëjta.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta shiu, ndërsa në Shkodër dhe  Kukës ato priten deri lokalisht mesatare.

Në Veri, në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë intensive, shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato priten deri lokalisht mesatare. Në Veri, në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë intensive, shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë (më e mundshme në zonat malore).

Nga ana tjetër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 25 °C

në vendet e ulëta: 14 / 27 °C

në vendet malore: 9 / 20 °C

Kurse era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY