Merr flakë gjatë ecjes, digjet plotësisht makina e dasmorëve

Merr flakë gjatë ecjes, digjet plotësisht makina e dasmorëve

82
0
Shares
Foto Ilustruese

Teksa po shkonin të merrnin nusen, një incident i pakëndshëm ka ndodhur me një prej  dasmorëve.

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë ecjes, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Mitsubishi” me targa AA 396 DJ, me drejtues shtetasin S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, është djegur plotësisht.

Fatmirësisht shoferi nuk ka mbetur i lënduar. Sipas BalkanWeb, makina tip  ‘Mitsubishi’ ishte pjesë e makinave të krushqve që udhëtonin nga Elbasani drejt Pogradecit për të marrë nusen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY