Frutat më të mira që duhet të konsumoni në vjeshtë

Frutat më të mira që duhet të konsumoni në vjeshtë

408
0
Shares

Vjeshta është një nga stinët me më shumë bollëk, pasi në këtë kohë vilen pjesa më e madhe e frutave.Konsumi i frutave është mirë të bëhet në çastin e duhur, brenda një kohe të shkurtër që nga çasti i vjeljes që të mos ju pakësohen vitaminat dhe përbërjet që ju sjellin oreks.

Hurma

Një nga frutat më të mira të vjeshtës është hurma me prejardhje nga Kina dhe Japonia. Hurmat janë fruta që përmbajnë energji, janë të përshtatshme për fëmijët, të moshuarit dhe personat që ushtrojnë sport. Konsumi i hurmës nuk është i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo obeziteti, por rekomandohet në rast të humbjes së oreksit, stresit fizik, lodhjes.

Molla

Disa studime kanë treguar se molla ka aftësi të pakësojë rrezikun ndaj disa kancereve, sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe astmës. Mollët permbajne rreth 85% ujë, 10% sheqer (më shumë se gjysma fruktoze) dhe fibra (si pektina, e cila ndihmon në pakësimin e kolesterolit), shumë vitamina dhe potas. Eshtë mirë që molla të zgjidhet e pjekur mirë.

Rrushi

Rrushi konsiderohet si mbreti i frutave për shkak të vetive kuruese që ka. Rrushi( i kuq, i bardhë, i zi) të mbron nga sëmundjet e zemrës. Ai mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti,kanceri si dhe sëmundje të tjera, kështu do të shprehej mjeku nga New Yorku, dr.A Liebstein. Rrushi përmban 80% ujë dhe është shumë i pasur në sheqerna. Duhet të ruhet në frigorifer dhe të lahet me kujdes para ngrënies.

Dardha
Ndihmon në mirëfunksionimin e mushkërive dhe pakëson rrezikun e astmës së mushkërive. Dardha përmban 85% ujë, 9% sheqer, fibra, minerale si potasi, vitamina, flavonoide dhe acide organike të dobët që luftojnë veprimin acidifikues që lidhet me ngrenien e ushqimeve me prejardhje shtazore.Piqen plotësisht në temperaturë ambienti si dhe ruhen në frigorifer deri në çastin e ngrënies.

Fiqtë

Fiku është i pasur me proteina, sheqer, fosfor, kalcium vitaminën A B dhe C duke u cilësuar si një frut ideal kundër lodhjes. Fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative në rast të problemeve me kapsllëkun. Perveç te tjerash kanë kalium, kalcium, fibra, antikanina antioksiduese dhe qumështi i lekurës së tyre është i pasur me enzima tretëse.

Në pranverë-vjeshtë mblidhen fiqtë “e plotë”  deri në verë vonë, ndërsa në tetor fiqtë e lashtë. Fiqtë nuk mund të rrinë gjatë, ndaj duhen ngrënë po atë ditë që blihen ose këputen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY