EMRI/Vidhte kabllo elektrike në qytet, arrestohet vlonjati

EMRI/Vidhte kabllo elektrike në qytet, arrestohet vlonjati

73
0
Shares

Policia vazhdon aksionet e saj për të goditur persona të cilët kryejnë vepra penale të ndryshme.

Këtë radhë policia ka arrestuar një 45-vjeçar i cili akuzohet për disa grabitje. Burime zyrtare thanë se në kuadër të operacionit të koduar “Salvavita” u kap Altin Beluli, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Beluli akuzohet se më datë 19.10.2018, në një pallat në ndërtim në lagjen “1 Maji” Vlorë, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike në kutitë shpërndarëse të pallatit.

Në kuadër të këtij operacioni, nga hetimet e kryera janë zbuluar dhe dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera në ngarkim të këtij shtetasi, konkretisht:

Më datë 21.05.2018, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur rreth 120 m kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.

Më datë 08.06.2018, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa m kabllo elektrike. Materialet iu referuan Prokurosirë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY