DETAJE/Kapen hajdutët e banesave në Itali, në pranga 2 shqiptarët

DETAJE/Kapen hajdutët e banesave në Itali, në pranga 2 shqiptarët

121
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen për një numër të madh grabitjesh. Mediat italiane shkruajnë se ata u kapën pas një kontrolli të policisë në automjetin e tyre.

Raportohet se në mjetin e shqiptarëve u gjet një sasi bizhuterish argjendi, të cilët ishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

Shqiptarët hajdutë jetonin në provincën e Monza dhe Brianza. Policia kishte dyshime të forta se ata ishin autorë të bastisjeve të disa banesave, pas disa muajsh hetime.

Arrestimi i tyre

Aksioni u zhvillua dy ditë më parë nga policia e Comos. Forcat e policisë kishin vënë re një makinë ‘Jeep Grand Cherokee’ që po bënte lëvizje të çuditshme në një zonë të banuar.

Pasi u vunë në ndjekje të tyre, policia pikasi dy shqiptarët, që po dilnin nga makina e tyre. Ata ishin veshur me kostume të errëta, ndërsa më pas ata u kthyen me një thes.

Tashmë dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen për një seri vjedhjesh, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY