‘U pagua nga fondet greke’, reagon Nano: Kolegët dhe mediat më goditën...

‘U pagua nga fondet greke’, reagon Nano: Kolegët dhe mediat më goditën pas shpine

95
0
Shares

Emri i tij figuronte në listat e personave (gazetarëve) që ishin paguar nga fondet sekrete greke, listë e cila figuroi një mashtrim dhe që kërkontë të përhapte fake news.

Mustafa Nano ka reaguar për përfshirjen e tij në këtë listë duke sqaruar opinionin publik se këto janë skandale dhe vijnë si pasojë e mosverifikimit.

Mbrëmjen e sotme ai e ka hapur emisionin e tij, Provokacija, me një monolog ku shprehej shumë i zhgënjyer me disa media shqiptare.

Nano u shpreh se disa nga mediat online që drejtohen nga kolegët e tij e kanë skandalizuar me lojërat që kanë bërë, ndërsa ka shtuar se u harbuan si rrallë herë pa bërë asnjë verifikim.

Ka qarkulluar një listë shqiptarësh të njohur që me demek kanë marrë para nga shteti grek. Në atë listë është dhe emri im dhe portalet në gjuhën tonë kanë harbuar në këtë rast si rrallë herë. Gazeta online dhe kolegë të mi më kanë skandalizuar me lojërat që kanë bërë”, ka thënë Nano, ndërsa ka përmendur emrin e gazetës Dita, Tema dhe Express në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY