Rikthehen zjarret në Greqi, digjen pyjet e Halkidikisë

Rikthehen zjarret në Greqi, digjen pyjet e Halkidikisë

61
0
Shares

Një zjarr i madh ka djegur një pjesë të gadishullit Sithonia në Greqinë veriore të enjten, i shoqëruar me erëra të forta që pengojnë punën e zjarrfikësve.

Forca prej 60 zjarrfikësish me 30 automjete së bashku me shumë zjarrfikës vullnetarë ishin në zonë që nga mëngjesi të ndihmuar dhe nga katër avionë Canadair.

Qielli mbi Sithonia, Halkidiki, u mbulua me tym, i dukshëm nga një distancë e largët.

Sipas mediave grele, fshati Sarti ka mbetur pa energji dhe sinjal telefoni. Zjarri besohet të ketë filluar pranë Platanitsi, në lindje të gadishullit.

Në fillim u dëgjua diçka që shpërtheu të enjten në mëngjes pranë fshatit periferik të Filyro, që ndodhet 10 km në verilindje nga qyteti i Selanikut.

Banorët e Filyro kishin evakuuar më parë shtëpitë e tyre ndërsa flakët iu afruan fshatit.

Në Selanik, erërat e forta sollën rënien e pemëve mbi makina të parkuara si dhe mungese të energjisë elektrike në zonat e lartpërmendura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY