Basha flet për lidhjet e qeverisë me krimin: Këto banda i siguruan...

Basha flet për lidhjet e qeverisë me krimin: Këto banda i siguruan Ramës 15 mandate

49
0
Shares

Lulzim Basha deklaroi se qeveria i ka fituar mandatet falë lidhjes me bandat e krimit.

Në një konferencë për gazetarët, kreu i Partisë Demokratike i është referuar disa bandave kriminale të cilat punojnë fshehtas në qarqet e ndryshme të Shqipërisë duke i siguruar Ramës 10-15 mandate.

Ja disa nga grupet që kanë siguruar votat për mazhorancën të cilat Basha i përmendi në deklaratën e tij:

1-Kriminelët e Fushë Krujës, Grupi Rraja ka qënë shtabi i vetëm i PS në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë, aq sa duket se kundërshtarët tanë janë jo socialistët.

2-Kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për vjedhjen e votave për Vangush Dakon dhe Ramën. Bashkë me Ramën në pushtet erdhën edhe Avdylaj ndaj këta u fuqizuan në grup kriminal ndërkombëtar. Ndokat po ashtu.

3-Në Kavajë Elvis Rroshi ka bërë të njëjtën gjë bashkë me Gentian Dajën.

4-Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njëjtën gjë .

5-Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku përfshihet Ulsi Manja dhe Saimir Tahiri.

6-Në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së.

Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Dhe kush kishte pak dyshim, tani është i qartë se si bashkëvepron Edi Rama me krimin për të blerë vota. Në Shqipëri nuk do ketë luftë kundër krimit dhe drejtësi, nëse nuk do të dënohen krimet elektorale të Edi Ramës. Deklaratë për mediat.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 25 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY