Merr flakë banesa në Shkodër, digjet 17-vjeçarja, u bllokua mes flakëve

Merr flakë banesa në Shkodër, digjet 17-vjeçarja, u bllokua mes flakëve

88
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 17 vjeçare ka marrë djege të shkallës të tretë, pasi nuk mundi të dilte dot nga dhma ku kishte rënë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rragam të njësisë Guri i Zi, pasi banesa ku ajo jetonte ka marrë flakë. Sipas informacioneve të para, 17-vjeçarja E.K ndodhej në gjumë kur zjarri ra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme.

17-vjeçarja nuk dëgjon dhe nuk mund të flasë dhe nuk ka mundur që të njoftojë familjarët e tjerë që ndodheshin në dhomën tjetër.

Familjarët dhe fqinjët janë munduar të shuajnë flakët me kova uji dhe ia kanë arritur por 17-vjeçarja kishte pësuar djegie në shumë pjesë të trupit.

Vajza është dërguar drejt Tiranës tek reparti i djegie plastikës në gjendje të rëndë dhe ende nuk ka garanci nga mjekët nëse e ka kaluar rrezikun. Familjarët e saj kanë thënë se nuk e kanë lajmëruar zjarrfikësen për shkak se kanë gjykuar se nuk ka pasur kohë dhe mund të vononte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY