Hapen dosjet e ’97, shqyrtohen vrasjet e bujshme në Berat

Hapen dosjet e ’97, shqyrtohen vrasjet e bujshme në Berat

421
0
Shares

Dosjet e vitit ’97 nuk po flenë gjumë, ato po studiohen, me qëllim rifillimin e hetimeve”. “Parandalimi i krimit”, policia e Beratit bëhet bashkë me institucionet vendore dhe qytetarët.

Policia e Beratit paralajmëron rihapjen e hetimeve për vrasje të bujshme gjatë vitit 1997.

Drejtori i Policisë së Qarkut, gjatë llogaridhënies për parandalimin e krimit, tha se dosjet nuk po flenë por po studiohen fletë për fletë në kërkim të provave të reja.

Artjon Duka: Janë disa dosje që në si Drejtori policie aktualisht po i studiojmë me qëllim rifillimin e hetimeve.

Berati e mbylli vitin 2017 me zero vrasje, rekord që është humbur këtë vit.

Por krimi ndaj pronës, shpërndarja e drogës në shkolla, dhuna në familje, janë tri fenomenet me shqetësuese për policinë.

Artjon Duka: Jemi duke punuar intensivisht jo vetëm për ndëshkimin e rasteve por edhe parandalimin e  tyre.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtues të policisë së qarkut, institucioneve vendore, qytetarëve etj./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY