EMRI/ Grabitet banesa e biznesmenes në Korçë

EMRI/ Grabitet banesa e biznesmenes në Korçë

55
0
Shares

Banesa e një tregtareje është vjedhur në Korçë.

Burime nga Policia Vendore, saktësojnë se vjedhja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen nr. 17, në afërsi të unazës së qytetit dhe banesa i përkiste tregtares Lina Qerollari.

Mësohet se vjedhja e banesës ka ndodhur, kur në të nuk kishte njeri. Lina Qerollari se bashku me dy fëmijët merrej prej vitesh me trageti. Prej saj janë marrë një sasi e konsiderueshme parash.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të mundshëm të kësaj vjedhje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 24.10.2018, shtetasja E. Q., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr 17 në Korçë, ka bërë kallëzim ku ka  deklaruar se rreth orës 15:00 kur është kthyer në banesën e saj, ka konstatuar vjedhjen e një shume të konsiderueshme lekësh.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY