‘E ke radhën ti’, Ndreu i kthehet Berishës: Matuf, kam me te...

‘E ke radhën ti’, Ndreu i kthehet Berishës: Matuf, kam me te tregu targen ty…

191
0
Shares

I vetmi nga deputët socialistë që komentoi arrestimin e ish-deputetit Arben Ndoka, ishte Pjerin Ndreu, i cili është dhe mik me të.

Në prononcimin për mediat, Ndreu u shpreh me rezerva përsa i përket punës së policisë, duke deklaruar se policia aplikoi dy standarte.

Ish-kryeministri Berisha ka postuar videon ku Pjerin Ndreu bëri këto deklarata dhe bashkangjitur saj shkruan: Nje video qe flet vet se kush e ka radhen, duke nënkuptuar faktin që të gjithë ata që kanë komentuar punët e policisë janë shkarkuar ose përjashtuar nga PS, siç ishte rasti i deputetit Gjetan Gjetani.

Por nuk ka vonuar as reagimi i Pjerin Ndreut pas publikimit të videos nga Berisha. Ai shkruan se askush do ta shohë atë të implikuar në krim duke mos kursyer as fjalë si: Matuf, i paudhë etj.

Ja çfarë shkruan në Facebook:

Sali Berisha, nuk ka me tu plotesu deshira as ty as morrave qe ke rrotull apo enderrojne me kot te me shohin mua te implikuar ne rrjete kriminale. Kriminalizimi jot, i familjes tende dhe gjaku i viktimave qe ke ne kurriz ne kete vend, as ne varr ska me te lene rehat.

Leh edhe pak se  je nga fundi, ose drejt burgut ose drejt varrit, e do shpetojme njeher e mire nga nje i  paudhe si ti. Familja Ndreu ka me te tregu targen ty matuf sepse eshte elite ne kete vend ne cdo aspekt. Kam krenari per ate qe perfaqesoj si person dhe si familje, ndersa ndjej neveri per per ty dhe gjithe gjirizin tuaj qe ndotet kete vend me 1001 prapesi !”

Videoja e Berishës

Nje video qe flet vet se kush e ka radhen!? sb

Publiée par Sali Berisha sur Mercredi 24 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY