Thumbat e Endri Fugës, gazetari i kthen përgjigje: O regjisori i ERTV-së,...

Thumbat e Endri Fugës, gazetari i kthen përgjigje: O regjisori i ERTV-së, lirinë nuk na e solli Rama

252
0
Shares

Në një postim në rrjetet sociale, këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga lëshoi thumba mbi panelin e gazetarëve të cilët ishin ftuar në emisionin Open për të pyetur ish-kryeministrin Berisha.

Fuga shkruante se gazetarët u squllën për inerci para Berishës, duke ironizuar qëndrimin e gazetarëve Alfred Peza, Arjan Çani, Ervis Iljazaj dhe moderatores Eni Vasili dhe duke i quajtuar pa etikë.

Fugës i është përgjigjur gazetari Armand Maho, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale i kujton këshilltarit të Ramës, të cilin e cilëson edhe si ‘regjisori i ERTV-së’, se liria e fjalës është fituar që me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe nuk e solli Edi Rama.

Reagimi i plotë:

Liria që na solli Rama!

Shih shih! Sa të mençëm e ka dhe këshilltarin gjeniu! Dmth “ mosmirsjelljen” ndaj gjeniut, dhe fjalën e lirë na e paska sjellë mesia i gjatë. He, po pa mendohu një herë mendohu për atë sjelljen e shefit o këshilltar. Për atë punën e kazanit, për atë që çdo mendim kundër e merr si personale, për të gjitha hajvanllëqet që nxjerr nga goja, për këto paketat antishpifje e më the e të thashë.

Bëhen ca si shumë. Nuk është “ mosmirsjellje” po thjeshtë mungesë respekti në radhët e medias për shefin o këshilltar, dhe jo vetëm por në të gjithë pjesën e shëndoshë të shoqërisë. Sepse me timon apo me shallvare mund t’i hedhësh hi syve pjesës së deleve por jo të gjithëve. Me atlete në këmbë dhe me papagall në duar s’mund të fshehësh dot kriminalitetin deri në qelizën më të skajshme të administratës rilindëse… Me shakatë “plot kripe” të shefit s’mund të fshehësh dot as varfërinë, as greminën na keni çuar me PPP, dhe monopolizim të gjithçkaje. Pra është thjeshtë çështje perceptimi. Lirin nuk na e solli Skënderbeu yt dhe i Elisës, por e kemi fituar që kur tërhoqëm zvarrë bustin e atij vulëhumburit në mes të sheshit! Po qe se je i vogël e se mban mend shif se ke video në yotube! Prandaj mos hajde te na shesësh leksione lirie, kur je dhe vetë fajtor për këtë gjendje që është media sot. Apo jo o regjisori i ERTV-së?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY