VIDEO/PD nxjerr skandalin: 534 drejtues të lartë në Policinë e shtetit, anëtarë...

VIDEO/PD nxjerr skandalin: 534 drejtues të lartë në Policinë e shtetit, anëtarë të ish-sigurimit

103
0
Shares

Deputeti demokrat Gent Strazimiri deklaron rreth 534 drejtues në policinë e shtetit  janë të përfshirë në ish sigurimin e shtetit.

Pak javë në parë në media u njoftua ndërprerja e Vettingut në polici. Po ikën tetori dhe Vetting në polici nuk ka. 534 drejtues të lartë të policisë së shtetit I kanë shërbyer komunizmit si shoferë spiunë dhe të dyja bashkë” deklaroi deputeti.

Nga selia blu, në një deklaratë për mediat, deputeti thotë se një nga kriteret e vlerësimit të figurës së punonjësit të policisë është dhe e shkuara e tij që lidhet me sigurinë e shtetit të cilën e deklarojnë në një formular të veçantë.

Nga verifikimi i këtyre formularëve, del se kupola e lartë e policisë së shtetit, përbëhet nga individë të lidhur me organizatat më gjakatare të vendeve komuniste të sigurimit të shtetit.

Deputeti thotë se ky skandal fshihet nga ministri Xhafaj dhe se Veliu, drejtori i policisë është në vënë në dijeni të 534 punonjësve të policisë.

Këta 534 sigurimësa, thotë Strazimiri, të cilët sot drejtojnë policinë e shtetit, janë arsyeja pse është ndërprerë vettingu në polici dhe zhurma e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës është zvëndësuar me heshtje.

Deputeti i kërkon drejtueses së Autoritetit për informimin e dokumentave të sigurimit të shtetit, të bëjë publike listën me 534 drejtues të lartë të shtetit të lidhur me sigurimin e shtetit.

Gent Strazimiri, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 20 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY