Presidenti Meta shfaqet në videon e blogerit të famshëm, promovohet besa e...

Presidenti Meta shfaqet në videon e blogerit të famshëm, promovohet besa e shqiptarit

54
0
Shares

Blogeri Nuseir Yassin ka vazhduar me videot promovuese të Shqipërisë. Ai ndodhet në Shqipëri dhe po eksploron vendin dhe nëpërmjet videove 1 minutëshe, ai nxjerr më të mirat.

Këtë radhë ai është ndalur tek fjala Besa, e cila për popullin shqiptar nuk është veçse një fjalë, por është vlerë e cila është trashëguar brez pas brezi. Në këtë video promocionale  përmendet roli i Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shqiptarët refuzuan të dorëzonin hebrenjtë tek nazistët, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Në këtë video, del dhe presidenti Meta, i cili e përshëndet duke treguar se shqiptarët janë vendi i Nënë Terezës.

Ai ka postuar videon e blogerit në rrjetin e tij social ‘Facebook’ duke shkruar:

Falenderoj video-blogerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”.

The "B" Word!

In Albania, if you give the "B" word…then you pretty much have to keep your word! So what is the "B" word? Thank you so much to the President of Albania Ilir Meta for participating in this video! Great meeting you! INSTAGRAM: @NasDailyGROUP: Nas Daily Global

Publiée par Nas Daily sur Samedi 20 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY