Përballja e Ramës me gazetarët, Artan Fuga: Fyerje me shaka, që kalon...

Përballja e Ramës me gazetarët, Artan Fuga: Fyerje me shaka, që kalon limitet

83
0
Shares

Akademiku dhe profesori, Artan Fuga ka analizuar gjuhën e trupit si dhe deklaratat që bën shpeshherë Rama përballë gazetarëve në studiot e ndryshme televizive.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, profesori theksoi se Kryeministri mban një pozicion horizontal dhe sipas Fugës, kjo është një shaka që kalon  limitet.

“Kryeministri ka bërë një llogari brenda kampit të tij. Ai mundet një njeri tjetër sipas tij të përballoj gazetarët? Siç duket jo. Kryeministri e ka marrë vet barrën. Ai vjen nga një botë e artit, e krijimtarisë dhe e shkrimit dhe mendon se mund ti përballoj vet në studio gazetarët. Atë gjithë të trupit. Unë mendoj se ai kërkon që të zhvishet, dhe e shoh si përpjekje të tij për tu vënë në një pozicion horizontal me gazetarët, dhe për ti lejuar që tu thotë gazetarëve dhe një sjellje të rëndë. Ka një intimidim, por të gjithë e dinë se pas atyre nuk ka asgjë. Janë fyerje në formën e një shakaje, që i kalon limitet”, tha Fuga.

Pjesë nga intervista:

Kjo është me pasoja mbi shoqërinë. Nuk duhet një ligj kur debati është i madh kur deputetët janë në prokurori. Ky nuk është momenti. Sepse ligji bëhet në formë të ftohtë.

Gjuha e trupit të kryeministrit Rama, si është ?

Unë mendoj që në njëfarë mënyrë nuk janë gazetarët  që e kanë zgjedhur informacionet që konsiderohet si shpifje. Po të marrin rastin  e vajzës nga Fushë Krujës, lidhur me një oficer policie. Media e raportoj ngjarjen, nuk e nxori media. Përgjimet në Vlorë, nuk e nxori media.

Rastin e Ballës në lidhje me udhëtimet, nuk e nxori media. Politika e ka brenda problemin. Media shqiptare nuk investigon dot, sepse të gjitha rastet nuk kanë dalë nga media.  Media nuk e ka administrim profesional të faktit.

A shpifin gazetarët?

Për mua burimi i informacionit, nuk ka qenë media, sepse media shqiptare nuk ivestigon. Burimi nuk ka qenë media. E dyta, duhet ditur që gazetari shqiptar, ende nuk është mësuar ta ketë para gjykatësin për vërtetësinë e fakteve që relaton. Nuk e di nëse ka një ligj kundër shpifjen, një ligj i mirë që rregullon  mund të jetë hapi për themelimin e medias shqiptare. Duhet të jetë media e faktit, sepse kur gazetari duhet të mendohet mirë, sepse kjo të jep besueshmërinë. Unë mendoj se këtë ligj mund ta bëjmë për të mbrojtur qeverinë. Ka akuza dhe kundër akuza të paverifikuara midis politikanëve, por të marrin Europën, nuk konsiderohen kjo si shpifje, por një përballja politike. Ky ligj nuk do të rregullojë gjë, sepse në debatin në politikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY