EMRI/Qëlloi me armë në dasmë, në pranga 27 vjeçari, arrestohet dhe babai...

EMRI/Qëlloi me armë në dasmë, në pranga 27 vjeçari, arrestohet dhe babai i nuses

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.

Pas kësaj, është arrestuar dhe shtetasi L.M për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, Gramsh, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi” edhe shtetasi L.M.

Materialet Hetimore i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY